Kur duhet ti vendosni fëmijët në gjumë
Përgjatë viteve prindërit kanë menduar se gjumi për fëmijët gjatë ditës është shumë i rëndësishëm dhe i kanë shtyrë ata të flenë pa orarë. Por, krahas kësaj shumë prindër edhe janë ankuar se gjumi i ditës i ka bërë fëmijët e tyre të rrinë zgjuar gjatë tërë natës. Sidoqoftë, një problem i tillë tashmë duket të jete zgjedhur, kjo pasi që shkencëtarët kane zbuluar një “llogaritës të gjumit online për fëmijë”.
Sipas “llogaritësit të gjumit” fëmijët nuk është mirë ti vendosni herët në gjumë sepse nësë ndodh ashtu, ata do të zgjohen natën në moment të gabuar. Sipas tij një fëmijë 4 vjeçar duhet të zgjohet ne orën 7 të mëngjesit dhe duhet të vendoset në gjumë rreth orës 17:00. Ndërsa një fëmijë 7 vjeçar duhet të zgjohet në po të njejtin orarë, dhe gjumi duhet ta ketë zënë rreth ores 20:00.
Një anëtare nga ekipi studiues ka shtuar se kjo metodë e llogaritjes mund të mos jetë e saktë, megjithatë ajo ka këshilluar që të gjithë fëmijët pa marrë parasysh moshën duhet të flenë të paktën 12 orë.