Ushqehu shëndetshem

Hurma është një ndër pemët më të shëndetshme, ajo ka një spektër të gjerë për shëndetin dhe vlerave ushqyese, prandaj edhe konsiderohen si pema më e shëndetshme. Disa nga vetitë e saj janë.

Burim i hekurit
Personat që vuajnë nga anemia do të duhej të hanë sa më shumë hurme, sepse janë burim i shkëlqyeshëm për hekur. Në 100 gr hurme gjenden rreth 0,90 hekur, që është rreth 11 për qind e vlerave të nevojshme ditore. Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda qelizave të kuqe të gjakut, përcakton kapacitetin oksigjenit në gjak.

Vitamina për sy
Marrë parasysh faktin se përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, hurmat quhen edhe si “vitaminat e syrit”. Luteina dhe zeaksantina sidomos janë të rëndësishme për rrjetën e syrit, parandalojnë dëmtimin e syve, sidomos në pleqëri.

Parandalojnë diarrenë
Hurmat janë të pasura me kalium, i cili është i përdorshëm në ndalimin e diarresë. Pos kësaj, hurmat ndihmojnë edhe florën e zorrëve që të ripërtërihet. Me konsumimin e rregullt të tyre do ta lehtësoni punën e zorrëve, që të prodhojnë baktere “miqësore”.

Ilaç për kapsllëk
Sikurse kur e ndalojnë diarrenë, hurmat mund të ndihmojnë që ushqimi të tretet më shpejt dhe më lehtë. Sidomos është e shëndetshme nëse merrni në mbrëmje dhe t’i vendosni në ujë. Gjatë natës ato e lëshojnë një lëng, që është një laksativ i shkëlqyeshëm, që stimulon punën e zorrëve dembele./albeu/.