Studime dhe Hulumtime

Sipas një studimi të fundit të realizuar nga disa shkencëtarë në universitetin  “Binghamton”  ka rezultuar se situatat stresuese në jetën e përditshme mund të jenë ndër shkaktarët kryesorë të infarktit te njerëzit.

Autorët e hulumtimit kanë shpjeguar se kur përjetohet stresi intensiv, lirohen hormone të cilat lëvizin pllakën e ngjitur në arteriet e gjakut. Më pas, kjo pllakë hyn në qarkullim dhe mund të mbyllë enët e gjakut duke sjellë deri tek infarkti.
David Davies, një nga autorët e hulumtimit shtoi se: “Infarkti i zemrës dhe i trurit shpesh ndodhin menjëherë pas ndonjë ngjarje që shkakton prodhimin e shtuar të hormoneve katekolamine. Këto ngjarje më shpeshti janë në situata të shokimit dhe stresit të madh”.