Studime dhe Hulumtime

Boronicat janë të ëmbla dhe të shijshme, por ato gjithashtu janë të dobishme edhe për zemrën tuaj. Në fakt, boronicat veqohen nga frutat tjera për shkak se përmbajnë sasi të mëdha antioksidante. 

Ato përmbajnë antioksidantë, të cilat janë pjesë e një nënklase të flavonoideve e cila gjithashtu u jep atyre ngjyrën që e kanë.
Këto antioksidatë ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira, përmirësojnë sistemin kardiovaskular duke e zvogëluar rrezikun nga sulmi në zemër, përmirësojnë sistemin tretës, përmirësojnë kujtesen, parandalojnë kancerin dhe zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së alzhemierit.
Për më tepër, një studim nga Gazeta e Akademisë së Ushqimit dhe Dietave në SHBA gjeti se: “pirja e lëngut të boronices në baza ditore përmirëson presionin e gjakut posaqërisht te gratë gjatë dhe pas menopauses.