Sport & Fitness

Nga hulumtimet e fundit shkencore ka rezeltuar se këto lloje të kancerit mund të parandalohen me anë të ushtrimeve fizike:

  1. Kanceri i qafës së mitres
    Kanceri i qafës së mitrës është një nga format më të shpeshta të kancerit tek gratë dhe quhet kështu sepse zhvillohet në atë pjesë të organeve gjenitale femërore që njihet në mjekësi si ”qafa e mitrës ”. Mirëpo, sipas hulumtimeve të fundit gratë të cilat janë fizikisht aktive kanë 20-40% gjasa më të vogla që të preken nga ky kancer. Ndërkohë, sa më i larte të jetë aktiviteti fizik aq më i vogel do të jete rreziku.
  1. Kanceri kolorektal
    Kanceri kolorektal renditet i dyti në listën e kancereve, përsa i përket vdekshmëris. Risku për kancerin e zorrës varion nga njeri vend në tjetrin, brenda të njëjtit vend, si dhe nga individi në individ, nga faktorët trashëgimtarë, gjenetikë, stili i jetesës, dieta, konsumimi i duhanit etj. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ky lloj kanceri mund të parandalohet nëse aplikohen ushtrime dhe dieta të caktuara, përveq të tjerave edhe zbulimi i hershëm i saj mund të shërohet.
  2. Kanceri i prostates
    Kanceri i prostates është rasti më i shpeshtë i kancerit tek meshkujt. Mu për këtë arsye shkencëtarët kanë qenë më të fokusuar tek ky lloj i kancerit duke u munduar që të gjejnë mënyren e parandalimit ose të zvogëlimit të rrezikut të prekjes. Sidoqoftë, studimet e fundit tregojnë se  njerëzit që ushtrojnë rregullisht automatikisht e zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga ky lloj i kancerit.
  3. Kanceri i gjirit
    Historia familjare dhe faktorët ambiental luajnë një rol kyq në shfaqjen e kësaj sëmundje. Megjithatë, personat që janë aktiv fizikisht munden që ta vonojnë prekjen nga kjo sëmundje ose për më tepër edhe ta parandalojnë atë. Hulumtimi ka treguar se gratë të cilat ushtrojne fizikisht kanë 25% mundesi më pak që të preken nga ky kancer.
  4. Kanceri i mushkrive
    Ky lloj i kancerit është shumë i përhapur dhe njëkohësisht më vdekjeprurësi. Mirëpo, nga një studim i vitit 2011 kanë dalur evidenca se aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e rrezikut nga prekja e kësaj sëmundje. Hulumtimi ka sygjeruar në veqanti duhanpirësit që të merren me aktivitete fizike intenzive.
  5. Kanceri ovarian
    Hulumtimet kanë zbuluar se aktiviteti fizik, duke perfshirë edhe aktivitetin fizik të nivelit të ulët si kopshtarisë dhe punët e shtëpisë, mund ti reduktojnë rreziqet nga zhvillimi i kancereve të ndryshme gjinekologjike, përfshire edhe kancerin ovarian.