Këshilla për fëmijët

Ekspertë të ndryshëm kanë sygjeruar se forma “W” e të ulurit mund të çojë në probleme shumë të rënda madje të pakthyeshme në zhvillimin e eshtrave, muskujve dhe nyjeve duke quar kështu në kushte të rënda ortopedike tek fëmijët.

Fëmijët zakonisht ulen në formën “W” kur ata dëshirojnë të ulen në tokë.  Pasojat  që mund të vijnë nga një ulje e tillë janë të përhershme dhe mund të ndikojë në koordinim, balancim, sjellje si dhe dhimbje të legenit.

Çdo herë që e shihni se fëmija juaj është ulur në pozicionin “W”, menjëherë reagoni dhe sugjeroni  atë të ulet këmbëkryq ose me këmbë anash .

Në rast se tashmë keni vërejtur ndonjë parregullësi në zvhillim, ju mund të kërkoni ndihmën e një terapisti profesionist për të nxitur stërvitje të përditshme për të ndihmuar fëmijën tuaj në evitimin e këti problemi.