Ushqehu shëndetshem

A keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi kanë numrat e vendosur në disa ushqime. Në fakt rëndësia e këtyre numrave është shumë më e rëndësishme sesa që ju mund të mendoni.

Katër ose pesë shifrat që ju i shihni të shtypura shërbejnë për të identifikuar ushqimet që janë modifikuar gjenetikisht, rritur organikisht dhe se a janë ushqyer me pesticide apo herbicide.

Kodi katërshifrorë
Do të thotë që ai frut është rritur me perdorimin e pesticideve artificiale.

Kodi pesëshifrorë
Nëse janë pesë numra dhe kodi fillon me “8”, kjo tregon se fruti është modifikuar gjenetikisht.  Ndërsa, nëse kjo shifër fillon me “9”, kjo don të thotë se ai frut është organik.

Megjithatë, më e rëndësishme është vetëm numri “9”. Kjo pasi që të gjithë numrat tjerë janë gati të padobishëm.  Kjo sepse numri “8” nuk është projektuar për tu përdorur nga ana e konsumatorëve por nga ana e shitësve në mënyrë që këta të fundit të mund të bëjnë dallimin në mes të një fruti te modifikuar dhe të pamodifikuar gjenetikisht.

Me fjalë të tjera, ju mund të shihni një kod 4-shifrorë në një frut, por kjo nuk garanton se ai frut nuk është i modifikuar gjenetikisht.

Disa këshilla për të shmangur frutat e modifikuar gjenetikisht:
-bleni fruta organikë
-shiko për produktet e emëruara me logon “GMO free ”
-bleni fruta që janë vendore dhe sezonale.