Aktualitete

Klinika e Reumatologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është pajisur  me ultrazë me dy sonda lineare 10 MHZ, e dedikuar për sisteminmuskuloskeletal dhe sonda tjetër konvekse 3.5 MHz, e dedikuar për abdomen.

Ultrazëri është siguruar si donacion nga firma Roche, në vlerë prej 4 300 euro dhe ka qenë shumë i mirëseardhur dhe në dobi të diagnostikimit të pacientëve që mjekohen nga sëmundjet reumatizmale.

Donacioni është realizuar përmes zyrës së donacioneve SHSKUK-QKUK dhe është regjistruar tek zyra e pasurisë si pasuri e QKUK-së. Aparati është i tipit Mindray DP-30, me dy sonda.