Aktualitete

Mamografi për kontrollimin e femrave, për të diagnostifikuar sëmundjen e kancerit, tashmë është duke qëndruar në Fushë Kosovë.

Kjo komunë radhitet e 13-ta, e cila ka mundësinë për të kryer kontrollet diagnostifikuese të ndonjë rasti të kësaj sëmundjeje të gjirit.

Sipas raportimeve, deri më tani 2500 femra kanë kryer kontrollet në të gjitha komunat, ndërsa dorëzimin e mamografit në këtë komunë e bëri drejtori i QKUK-së, Curë Gjocaj.

Ky i fundit bëri të ditur se mamografia mobile do të qëndroi për sa kohë të jetë e nevojshme.

Ndërkaq me rastin e dorëzimit të mamografisë e cila është mjeti kryesor që diagnostifikon sëmundjet e kancerit mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha i cili u nda mjaft falënderues ndaj grupit të grave deputete që mundësuan kontrollimin gratis përmes mamografit mobil, për gratë mbi moshën 40 vjeçare.