Këshilla Shëndetësore

Në ditët e sotme llampat fluroshente janë bërë jashtëzakonisht të përdorëshme. Sidoqoftë, Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA, ka paralajmëruar se këto produkte mund të jenë të rrezikshme në rast se ato thyhen, për shkak të gazit helmues që e kanë brenda vetes.

Shkencëtarët nga institute “Fraunhofer Wilhelm Klauditz” kanë gjetur se në qoftë se këto llampat thyhen mund ta mbushin mjedisin me sasi të merkurit e cila mund ta rrezikoj sigurinë tuaj.

Merkuri është një neurotoksinë e cila është e rrezikshme për trurin, veshkat, mëlçinë dhe sistemin nervorë, por gjithashtu mund të dëmtojë sistemet riprodhuese dhe kardiovaskulare.

Pasojat nga thyera e nje paisje të tillë janë:
-marramendje
-kokëdhimbje
-ankthe
-vështirësi për tu përqendruar
-lodhje

 

Çfarë duhet të bëni në rast se një llamp fluroshente thyhet:
-evitoni lëvizjet në dhomë
-ajroseni dhomën
-fikni sistemin e ngrohjes/ftohjes
-sigurohuni që ti mbledhni të gjitha copat e qelqit dhe pluhurin dhe vendosni në një kavanoz.