Studime dhe Hulumtime

Një studim i realizuar nga disa shkencëtarë nga Universiteti i Cambridges ka zbuluar një lloj çokollate të cilën e kanë quajtur “Esthechoc” dhe e cila është në gjendje që ti luftojë rrudhat.

Në vetëm 7.5 gram të ketij produkti ka 70% çokollatë të zezë, e cila është shumë e pasur me antioksidantë.  Madje kjo çokollatë sipas shumë specialistëve është krahasuar me peshkun e kuq i cili gjithashtu njihet si një luftues efektiv i rrudhave.

Gjatë studimit, shkencëtarët kanë vështruar për një periudhë rreth 4 javore, njerëz të moshave 50-60 vjeqare, të cilët duhej të hanin një copë të “Esthechoc” ne baza ditore. Dhe  pas kësaj periudhe shkencëtarët kanë vërejtur se këta njerëz kishin më pak inflamacion në qarkullimin e gjakut në fytyrë. Gjithashtu shkencëtarët zbuluan se pas të njejtës periudhë tek këta njerëz kishte edhe ndryshime fizilogjike të fytyrës duke i bëre ata të dukeshin deri në 20 vjet më të rinjë.