Ushqimi & Dieta

Të gjitha të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim: fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit.

Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i kësaj frute përgjatë gjithë kohës në sezonin e tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

Në studimet e shumta që janë bërë rreth dobive që sjell kjo frutë për punën më të mirë të stomakut, është konstatuar se përbërësit të cilët gjenden në këtë frutë të shijshëm, ndikojnë shumë pozitivisht në tretje, duke bërë që ata që kanë probleme me stomakun, të mund të hanë të gjitha ato ushqime të cilat zakonisht u shkaktojnë irritime dhe dhimbje, prandaj sugjerohet konsumimi i tyre për këtë shkak.