Studime dhe Hulumtime

Pothuajsë në çdo shtëpi hasim në enë plastike. Ato kryesisht shërbejnë për ruajtjen apo paketimin e ushqimit dhe gjithashtu janë të lehta për tu bartur dhe për tu pastruar.

Sidoqoftë, një studim i realizuar së fundmi ka tërhequr vërejtjen se servimi i ushqimit të ngrohtë në enë plastike mund të ketë pasojan jashtëzakonisht të rënda. Studimi thekson se plastika liron substancat e saj të dëmshme kur bie në kontakt me ushqimin e nxehtë, prandaj sygjerohet që këto enë ti përdorni vetëm për ushqime të ftohta.

Studimi konkludon se disa substanca që mund të lirohen nga ky kombinim mund të jenë me veti kancerogjene gjithashtu.