Shkaqet e infertilitetit
Shkaqet e infertilitetit femëror karakterizohen nga pamundësia e një gruaje për të konceptuar një shtatzani ose të çojë shtatzaninë deri në fund. Faktorët e infertilitetit femëror prekin rreth 40% të çifteve. Ekzistojnë shumë shkaqe të cilat çojnë në infertilitetin femëror, shkaqe këto që përfshijnë probleme të lidhura me hormonet, anatominë apo edhe moshën e gruas, si p.sh. endometrioza, sindromi i ovarit polikistik, rezervë ovariale e ulët, bllokim i tubave, shkaqe uterine (më së shumti polipe, fibroide dhe anomali të lindura).
Shkaqet e infertilitetit mashkullor prekin rreth 40% të çifteve. Ka shumë arsye të cilat ndikojnë në infertilitetin mashkullor, ku si të tilla mund të përmendim, prodhimi jo- normal i spermës, probleme me rrugët e daljes së spermës, deri te probleme me gjendjen e përgjithshme shëndetësore dhe mënyrën e jetesës.
Hapi i parë për diagnostikimin e infertilitetit mashkullor është kryerja e analizës së spermës, por në vijim, për të arritur në një diagnozë të saktë të shkakut të infertilitetit mund të nevojiten kryerja e analizave të tjera plotësuese.
Në disa raste, mund të ndodhë që të dy partnerët mund të kenë probleme me infertilitetin dhe kjo quhet infertilitet multifaktorial. Gjithashtu, mund të ketë edhe raste të një infertiliteti me shkaqe të pashpjegueshme (pasi nuk gjendet asnjë problem në analizat e kryera në çift).