Aktualitete

 

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti dje përfaqësues të njësisë CIMIC që vepron në kuadër të Policisë Ushtarake të Karabinierëve Italianë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, të udhëhequr nga komandanti i tyre, z. Paolo Coletta.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e kësaj njësie në fushën e përkrahjes së aktiviteteve që forcojnë sektorin shëndetësor, me autoritetet Kosovare dhe ato në Itali, me vëmendje në fushën e sigurimit të pajisjeve mjekësore dhe aktiviteteve që forcojnë luftën kundër kancerit.

Ministri Rrahmani ka falënderuar zyrtarët e njësisë CIMIC për interesimin dhe gatishmërinë që të kontribuojnë me pajisje në fushën e shërbimeve të dializës, pore dhe për shprehjen e interesit që të lehtësohet bashkëpunimi me institucione italiane në parandalimin dhe luftimin e kancerit.

Në takim janë trajtuar edhe ide të ndryshme, të cilat kanë për qëllim që të ndihmojnë në fusha të ndryshme sektorin shëndetësor në Kosovë, me përkrahjen e niveleve të ndryshme të autoriteteve italiane.