Lindja dhe paslindja

Kur keni kuptuar se jeni shtatzënë, ju e keni ditur se juve ju presin shumë net pa gjumë dhe pelena të panumërta. Por mikeshat tuaja shtatzëna dhe anëtarët e familjes të cilët kanë provuar shtatzëninë më herët, harrojnë të përmendin disa gjëra, si këmbët e mëdha, bel i lëshuar, dhe shumë pak joshje për seks.

Në tekstin në vazhdim ju do të njiheni me gjashtë ndryshimet që pëson trupi juaj pas shtatzënisë, dhe të cilat kurrë nuk i keni menduar se mund të vijnë.

1. Rënia e dëshirës për seks

Kombinoni netët pa gjumë, me tronditjen e të qenit nënë dhe një rënie e estrogjenit, dhe joshja juaj për seks merr një rënie serioze.

Ekspertët thonë se kjo mund të zgjatë deri në një vit, para se një grua shtatzënë të rikthehet në joshje për seks. Nënat zakonisht janë aq shumë të fokusuar në fëmijën dhe familjen sa i kushtojnë pak ose aspak kohë vetes, përfshirë këtu edhe seksit.

Pas shtatzënisë, ju jeni aq shumë e rraskapitur, e stresuar, dhe nuk keni po thuajse asnjë mundësi për romancë në disa muajt e parë pas lindjes së foshnjës tuaj, sa ju as që mendoni për aktin që e solli fëmijën tuaj.

Kur ia shtoni kësaj edhe nivelin e ulët të estrogjenit, seksi bie në fund të listës së prioriteteve tuaja. Nivelet e estrogjenit fillimisht rriten gjatë shtatzënisë dhe bien befas pas lindjes së fëmijës, si pasojë e të cilës joshja seksuale mbase bie nivelin më të ulët.

2. Bel i lëshuar

Një bel i lëshuar – në formë të lëkurës së elefantit – është një karakteristikë tjetër e një gruaje që sapo ka lindur. Shumë femra përjetojnë lëkurë të lëshuar në bel pas lindjes, pasi mitra e tyre është rikthyer në madhësinë normale.

Gjatë shtatzënisë mitra rritet për rreth pesë herë krahasuar me madhësinë normale, andaj lëkura duhet të zgjerohet për të krijuar hapësirë për një organ që ka madhësinë e shalqirit. Por, problemi është se lëkura e zgjeruar mund të qëndrojë e tillë edhe pas lindjes.

Kjo nuk është si striat – vijat në lëkurë të cilat shumë femrat tentojnë t’i largojnë me kremra. Kjo është një lëkurë e lëshuar. Te disa kjo lëkurë e tepërt tërhiqet me kalimin e kohës, ndërsa te disa kjo mbetet gjithë jetën.

3. Fryrje e belit

Ju mund të supozoni: unë do të lind, dhe beli im do të kthehet në gjendjen e mëparshme! Por jo, kjo nuk ndodh aq shpejt. Beli juaj nuk kthehet në gjendje normale përnjëherë. Në të vërtetë ju keni nevojë për rreth gjashtë deri në tetë javë para se mitra të rikthejë madhësinë e para shtatzënisë.

Për të përshpejtuar rikthimin e belit tuaj në normalitet, ekspertët këshillojnë sa më shumë ushtrime fizike dhe një dietë të shëndetshme. Megjithatë edhe për këtë duhet kohë.

4. Këpucët nuk ju bëjnë

Mendoni se ndryshimet në trupin tuaj ndalojnë në bel? Mendohuni sërish! Keni harruar këmbët tuaja. Ekspertët thonë se këmbët e një gruaje fryhen gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes nëna e re mund të ketë një madhësi krejt tjetër nga ajo që ka pasur më herët.

Trupi i një gruaje shton në peshë nga 10 deri në 15 kilogramë gjatë shtatzënisë. Mbajtja e kësaj peshe më të madhe e shton presionin në këmbë, që pason edhe me një ënjtje të tyre. Për më tepër, në këtë luajnë rol edhe hormonet, veçanërisht një i quajtur relaksin. Ky hormon bën pikërisht atë që i thotë emri – ai relakson muskujt e ligamenteve në trup për t’u ndihmuar juve për lindje, por kjo nuk është ekskluzive për zonën e pelvikut. Ky po ashtu prek edhe pjesën tjetër të trupit tuaj – përfshirë edhe këmbët.

Me ligamentet e këmbëve të liruara dhe një rritje të peshës së trupit që bën shtypje në nyje, këmbët tuaja fillojnë të zgjerohen dhe zgjaten. Është koha për këpucë të reja.

5. Rënie e madhësisë së gjinjve

Shumë femra presin që gjinjtë e tyre të rriten para dhe pas lindjes, veçanërisht nëse ata vazhdojnë të japin gji. Por ajo çfarë ata mund të mos e presin është rënia në madhësi të gjinjve.

Pas lindjes dhe ndërprerjes së gjidhënies, kjo jo vetëm që i bën gjithnjë tuaj të lëshuar, siç presin shumë femra, por edhe më të vogla. Dhe ekspertët thonë se sa më shumë fëmijë që bëni, aq më shumë lëshohen gjinjtë tuaj.

Mos fajëso dhënien gji për këto ndryshime. Një studim amerikan vite më parë kishte gjetur se historia e dhënies gji nuk lidhet me mundësinë e pasjes së gjinjve të lëshuar. Sipas këtij studimi faktorët e rrezikut për të pasur gjinj të lëshuar ishin indeksi i lartë i peshës trupore, numri sa më i madh i shtatzënive, histori e pirjes së duhanit dhe mosha më e shtyrë.

6. Rënie e flokëve

Shumica e femrave kanë flokë të trasha dhe të shkëlqyeshme gjatë shtatzënisë. Fatkeqësisht, flokët të cilat gjithmonë i keni dashur por të cilat po i ‘shijoni’ vetëm së fundit, kanë jetëgjatësi të shkurtër.

Gjatë shtatzënisë, ju keni një ngritje të nivelit të estrogjenit, që i mban flokët në kokën tuaj më gjatë. Kjo do të thotë se shkalla e rënies së flokëve ka rënë krahasuar me kohën kur ju nuk ishit shtatzënë.

Por pas shtatzënisë, kur nivelet e estrogjenit bien dhe rikthehen në normale, flokët tuaja çmenden krejtësisht duke rënë në sasi të mëdha. Shumica e femrave e përjetojnë këtë rënie të flokëve, por lajmi i mirë është se kjo është e përkohshme. Rënia e flokëve arrin kulmin tre deri në katër muaj pas lindjes, por zakonisht kthehet në normalitet brenda gjashtë deri në 12 muaj.