Aktualitete

Nesër fillon punën mamografi mobil për ekzaminim të gjirit për femrat e komunës së Fushë-Kosovës. Kështu ka njoftuar doktori në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë Remzi Shala.

“Të gjitha femrat mbi 40 vjeçare duhet të lajmërohen në QKMF për formimin e listave”, thuhet veç tjerash në njoftimin e Shalës.

Kurse femrat që banojnë në fshatra të komunës së Fushë-Kosovës të lajmërohen në ambulata të fshatrave përkatëse.

Gratë që nuk mund të hynë në ekzaminim janë: shtatëzënat, nënat gjidhënëse si dhe gratë që kanë bërë mamografi më pak se një vit.