Si të parandaloni prishjen e dhëmbëve?
Për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, përveç pastrimit të rregullt është e rëndësishme edhe të hani ushqime të caktuara dhe të shmangni disa të tjera
E para që duhet të bëni për të parandaluar prishjen e dhëmbëve është që ushqimi që konsumohet të përtypet mirë dhe në këtë mënyrë lehtësohet edhe tretja.
Po ashtu, e rëndësishme është që të mos abuzoni me sheqerin, i cili është armiku kryesor i tyre. Ndër të tjera nuk duhet abuzuar as me kafenë, verën apo ushqime që mbeten në dhëmbë, pasi gradualisht ato ndikojnë për ti dëmtuar.
Në anën tjetër, për të pasur dhëmbë të shëndetshëm dhe të fortë këshillohet konsumimi më i shpeshtë i kosit dhe produkteve të tjera të qumështit, të cilat janë të pasura me kalcium.
E fundit e rreshtuar këtu, por më e rëndësishmja nga të gjitha, është që dhëmbët të pastrohen me pastë çdo mbrëmje, pasi ndryshe mbeturinat e ushqimit të akumuluara në dhëmbë gjatë natës kanë më shumë kohë të veprojnë në prishjen e tyre.