Studime dhe Hulumtime

Obeziteti apo trashësia është një fenomen që prekë shumë persona në mbarë botën. Ndërsa, nga një studim që është bërë së fundmi ka rezultuar se fenomeni në fjalë është në rritje shqetësuese. 

Hulumtuesit kanë identifikuar 6 lloje të ndryshëm obezësh, duke e bërë më të lehtë mënyren sesi ata duhet ta luftojnë mbipeshën e tyre, e cila nuk ndikon vetëm në shëndetin e trupit, por edhe në atë mendorë.

Të parët janë meshkujt që konsumojnë shumë alkool, më pas femrat e fiksuara pas ushqimit, njerëzit e trishtuar, ata që jetojnë me stresin çdo ditë, personat e moshuar dhe ata me metabolizëm të ngadaltë.

Universiteti i Sheffield në Britani që ndërmori këtë studim, arriti në përfundimin se personat me indeksin trupor të BMI-së mbi 30, janë obezë. Këta persona janë të ekspozuar ndaj rrezikut që lidhet me shëndetin e tyre.

Lodhja , pagjumësia, dhimbjet e ndryshme, sëmundjet e zemrës, artriti apo kanceri janë edhe pasojat që lidhen që të gjitha me obezitetin. Madje në përkeqësimin e shëndetit të tyre është edhe fakti se këta persona shpesh ndjekin dieta drastike për t’u dobësuar, që nuk janë aspak të shëndetëshme.

Gjithashtu ekspertët bëjnë thirrje mjekëve të cilët duhet të hartojnë mënyra të ndryshme të cilat vijnë në ndihmë për trajtimin e 6 llojeve të obezitetit.