Lindja dhe paslindja

Keni lindur dhe dëshironi ta riktheni formën e mëhershme trupore sa më shpejt që mundet? Në vend se të vuani nga uria, lexoni këshillat tona për të përfituar në mënyrë të shëndetshme.

  1. Nëse keni lindur me prerje cezariane, ju nevojiten ushtrime të veçanta për përforcim të muskujve të barkut.
  2. Filloni me ushtrimet për forcimin e perineumit dhe të muskujve të barkut.
  3. Para se të filloni të merreni me ndonjë sport, forconi muskujt, e pastaj gradualisht shtojeni intensitetin e ngarkesave.
  4. Kini kujdes me veshjen në të cilën ushtroni: është me rëndësi që gjoksorja (jeleku) t’i mbajë fort gjinjtë.

Kujdes: Nuk duhet ushtruar para se t’i jepni gji foshnjës, sepse kështu e shterni energjinë e domosdoshme për cilësinë e qumështit.