Kjo teknikë e frymëmarrjes që ju vë në gjumë brenda sekondave
Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, sidomos ata të cilët pas një dite të lodhëshme hasin në vështirësi për të rënë në gjumë. Por, falë studimeve të fundit është zbuluar një teknikë e cila mund të ju vendosë në gjumë shumë shpejtë.
Teknika e quajtur “4-7-8” është një qetësues natyral i sistemit nervor dhe është shpikur nga Dr. Andrew Weill duke u inspiruar nga teknikat e jogas.
Si duhet ta performoni këtë teknikë?
- Vendoseni majën e gjuhës mbi ‘urën’ e gojës dhe mbajeni aty gjatë gjithë kohës.
- Nxirreni frymën nëpërmjet gojës tuaj derisa të dëgjoni një zhurmë “Hoosh”.
- Mbylleni gojën dhe merrni frymë qetë përmes hundës.
- Mbajeni frymëmarrjen dhe numëroni deri në 7.
- Nxirreni frymën përgjatë tetë sekondave.
- Merrni frymë përsëri dhe përsëriteni ciklin në një total prej 4 frymëmarrjeve.
Në këtë mënyrë ju do të flini shumë më shpejtë për shkak se kjo metodë relakson sistemin nervor dhe ju ndihmon që të lidheni me trupin duke e qetësuar atë