Efektet mrekulluese të hudhrës
Studimet e fundit kanë zbuluar se hudhrat kanë përbërës shumë të fortë që e luftojnë kancerin. Hudhra lufton bakteriet, infeksionet dhe është një antibiotik natyral, ndërsa konsumimi i saj në lukth të thatë e shumëfishon efektin i saj.
Hudhra përmban rreth 400 substanca aktive, ajo është e pasur me vitamina dhe minerale, aminoacide, fibra, vitamina A, B1 ,B2, C, hekur, enzima, vaj eterik, jod, kalium, kalcium, selen, squfur dhe fosfor. Nëse konsumohet rregullisht ajo do ta përmirësoj qarkullimin e gjakut, do ta ulë shtypjen e lartë të gjakut dhe yndyrat, si dhe do ti luftojë sëmundjet e zemrës.
Më poshtë janë të listuara disa nga efektet pozitive të hudhrave:
- Hudhra ka aftësi që ti largojë njollat në fytyrë apo trup (përdorimi: gjatë natës vendosni një hudhër mbi njollën përkatëse.)
- Hudhra mund ta ndalë dhimbjen e veshit (përdorimi: zieni dy hudhra dhe disa pika i lëshoni në vesh.)
- Hudhra mund ti ndalë dhimbjet reumatoide (përdorimi: vendosni një hudhër në vendin ku keni dhimbje.)
- Hudhra e konsumuar si sallatë jep efekte pozitive tek ata që vuajnë nga pagjumësia.
- Hudhra ndikon pozitivisht në muskujt tuaj duke i relaksuar ata.