Aktualitete

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Evropë (Amite Franco Albanaise),  z. Tahir Shabani.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të MSh-së me institucione të ndryshme të fushës së shëndetësisë nga Franca dhe rolin përkrahës të shoqatës Franko-Shqiptare në këtë aspekt, me theks të veçantë në fushën e edukimit të vazhduar profesional dhe shkollimit specialistik të kuadrit kosovar dhe trajtimin në këtë shtet të pacientëve kosovarë për sëmundje që nuk mund të marrin mjekim në Kosovë.

Ministri Rrahmani e ka njoftuar z. Shabani edhe për zhvillimet në shëndetësinë kosovare, sfidat dhe përpjekjet që po bëhën për fuqizimin e sistemit shëndetësor.

Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare e ka selinë në Annemasse të Francës, ndërsa me aktivitetin e saj ajo ndihmon promovimin dhe përkrahjen e interesave të Kosovës në shtetin francez, në Zvicër dhe në shtetet të tjera të BE-së.