Këshilla për bebet

Sëmundjet tek fëmijët janë mjaftë të zakonshme. Në vazhdim ju sjellim disa nga këto sëmundje të cilat janë të përcjellura edhe me këshilla se si të veproni në rast se fëmiju juaj i ka këto simptoma.

 

1. Temperatura
Shumica e fëmijëve shpesh vuan nga temperatura. Arsye për temperaturë ka shumë (ftohja, infeksioni etj). Shumë prindër nuk e përfillin temperaturën dhe e shërojnë me ilaçe shtëpiake, edhe pse kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së caktuar infektuese. Kjo mund të jetë e rrezikshme, prandaj është më mirë të orientoheni tek pediatri nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë.

2. Ftohja
Në shtëpinë në të cilën ka fëmijë, me siguri do të gjeni ilaçe për kollitje. Shumë fëmijë shpesh vuajnë nga ftohjet. Në shumicën e rasteve ky është ndonjë lloj i infeksionit virusal, i cili përcillet me rrjedhjen e hundëve, ndërsa ndonjëherë edhe me temperaturë. Kollitja e cila shfaqet me temperaturën e lartë mund të jetë treguese e gripit ose inflamacionit të mushkërive. Kjo po ashtu mund të jetë tregues e lehtë që fëmija juaj mund të bëhet astmatik.

3. Problemet me stomak
Problemet e stomakut siç është stomaku “nervoz”, çrregullimet e tretjes etj., janë vetëm disa nga sëmundjet e zakonshme te fëmijët. Shumica e këtyre gjërave shfaqet sepse fëmijët fusin gjithçka në gojë. Kjo çon deri te infeksionet, dhe me këtë edhe deri te të gjitha problemet e stomakut. Nëse vëreni simptoma të tilla bashkë me temperaturën e rritur menjëherë shkoni në konsultime mjekësore.

4. Skuqja e lëkurës
Skuqja e lëkurës nuk mund të jetë gjithmonë rezultat i pelenave. Ajo po ashtu mund të jetë alergji ose problem i lëkurës. Edhe pse nuk është infektuese, skuqja e lëkurës është një nga sëmundjet më të shpeshta te fëmijët.