Lindja dhe paslindja

Për nënat të cilat lindjen e parë e kanë kryer me prerje cezariane, gjasat janë për deri në 80 për qind që edhe lindja e ardhshme të jetë e tillë.

Por, pavarësisht këtij trendi, mjekët përpiqen të nxisin femrat që të lindin në mënyrë vaginale, që ka një sërë epërsish për shëndetin e foshnjës.

Sipas ekspertëve, që një grua shtatzënë të provojë të lindë normalsith pas një lidnje të parë me anë të prerjes cezariane, duhet të plotësojë këto kushte:

  • nëna të jetë e shëndoshe dhe në gjendje të mirë
  • pelviku të ketë madhësi normale që të mundësojë lindjen vaginale
  • pritet vetëm një fëmijë
  • foshnja është në pozitë me kokën poshtë.

Frika kryesore për nënat rreth lindjes natyrale të dytë, është mundësia që mitra të pëlcasë në vendin ku ka ndodhur prerja e parë cezariane. Megjithatë, ekspertët këshillojë që jo frikë të mos ju mundojë, duke qenë se kjo ndodh vetëm në 1-2 për qind të rasteve, një shkalë që është e njëjtë edhe te ato femra që nuk kanë lindur me prerje cezariane.