Bukuri

Zbokthin është një fenomen shqetësues i cili prek  rreth 50% të njerëzve, ndërsa 4% prej tyre kanë problem të vazhdueshëm me të. Parandalimi i zbokthit varet nga metodat që zbatohen për trajtimin e tij.

Ka shumë produkte që mund ti bleni në barnatore, por ekzistojnë edhe preparate natyrale që zgjidhin problemin kundër zbokthit.

Një mëtodë për eleminimin e tij është përdorimi i maskës me kos dhe piper të zi, e cila është e shkëlqyer për zhdukjen e zbokthit. Kosi përmban një dozë të bakterieve të “shëndetshme” që ndihmojnë në rregullimin e infeksioneve fungale në gjithë trupin.

Piperi i zi është një antiseptik natyral, dhe është ideal për këtë trajtim.

Përbërësit :

  1. Dy lugë piper (të grirë imët) dhe një gotë kos (kos apo jogurt i dendur).
  2. Përzieni këta përbërës dhe aplikojeni në lëkurën e kokës.
  3. Lëreni që të qëndrojë për një orë, pastaj lajeni kokën duke përdorur shampo të butë.

Është shumë e rëndësishme që përbërësit të jenë të freskët, në mënyrë që trajtimi të ketë efekt