Bukuri

Me kalimin e viteve sigurisht se fillojnë të shfaqen edhe rrudhat.

Lëkura ka nevojë për hidratim në mënyrë që të jetë e butë dhe e shëndoshë.

Më poshtë do të ju sjellim një recetë të thjeshtë, e realizuar në kushte shtëpie, ku pas aplikimit të saj do të vëreni efektin.

Ju nevojiten:

dy lugë kos,

një lugë çaji verë të kuqe,

1/2 lugë çaji mjaltë.

Në një tas përzieni kosin, mjaltin dhe verën e kuqe. Aplikoni maskën në fytyrë, por jo në pjesën e syve. Më pas lëreni 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Efekti i verës i bashkuar me kos, do të krijojë një ndjesi lifting. Nga ana tjetër, mjalti shërben si hidratues dhe ushqyes