Këshilla Shëndetësore

Me kalimin e viteve lekura juaj e humb elasticitetin, gjaku nuk qarkullon më si përpara dhe si pasojë lëkura juaj merr forma të reja të padëshirueshme . Në rastet më të shpeshta me plakjen e lëkures paraqiten rrudhat dhe venat merimangë.

Venat e zgjeruara (merimangë)  mund të paraqiten edhe te disa gra shtatëzana pasi që shtatëzania e zvogëlon rrjedhjen e gjakut nga këmbët.

Nga ana tjeter venat e zgjeruara mund të shkaktohen edhe nga ndryshimet hormonale dhe ekspozimi ndaj diellit .

 

Çfarë mund të bëjnë domatet për lëkuren tuaj?

Domatet përmbajnë vitamina C, E dhe A, si dhe beta-carotene, të gjitha këto janë vlera të rëndësishme ushqyese për shëndetin e lëkurës.
Domatet përmbajnë gjithashtu edhe “lycopene” që është provuar shkencëtarisht si luftuese e kancerit.

 

Si të përdorni domate për venat e zgjeruara?

Domatja duhet të jetë e prerë në riska të vogla dhe me anë të një fashe duhet të vendoset mbi venat e zgjeruara.  Ajo duhet të lihet në pozicionin e njejtë për 3-4 orë 5 herë në ditë derisa venat e zgjerura të mos jenë më të dukshme.

Por për rezultate më të mira, ne ju rekomandojmë që ta ndjekni recetën e mëposhtme:

Përbërësit:

  • 1 domate
  • 1 limon
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë vaj ulliri

Udhëzime:

  1. Shtrydheni lëngun e domateve dhe limonit në një gotë qelqi.
  2. Përzijeni atë në vaj dhe mjaltë deri sa të komponohet.
  3. Aplikoni këtë përzierje lehtë në lëkurën tuaj për 30 minuta.
  4. Pas 30 minutave, shpërlajeni këtë maskë me ujë të ftohtë.
  5. Për rezultate më të mira, përsëriteni këtë maskë 2-3 në ditë për dy javë rrjesht.