Efektet pozitive të shegës në shëndet
Shega është një frut me veti antioksiduese dhe anti-tumorale, si dhe ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe kockat si dhe lufton depresionin.
Shega përbëhet 80% nga uji si dhe përmban vitaminë C dhe vitamina të grupit B, fibra, proteina, fosfor, magnez si dhe hekur, shkruan albeu. Konsumi i rregullt i shegës ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave dhe kjo është një nga arsyet se pse është njëri nga përbërësit kryesorë për produktet në kozmetikë.
Lëngu i shegës sipas një studimi të laboratorit të Kërkimeve Lipide të Qendrës Mjekësore të “Rambam di Haifa” në Izrael është toksik ndaj qelizavekancerogjene. Është shumë i përshtatshëm në rastet e tumoreve në gjoks.
Shega është në fakt një burim shumë i pasur me acid elaxhik. Ky acid sipas Institutit të kancerit në Universitetin Karolinës së Jugut çon në vdekjen e qelizave kancerogjene.
Një veti tjetër shumë pozitive në lëngun e shegës është se mund të ndihmojë gratë të luftojnë shqetësimet e menopauzës siç janë depresioni dhe brishtësia kockore.
Pikërisht në sajë të këtyre vetive këshillohet të përdoret në kuzhinë si për ëmbëlsira edhe për gatime dhe sallata të ndryshme.
Shega, si edhe ushqimet e tjera si vera e kuqe, vaji i ullirit përmban flavonoidë, substanca në gjendje të ngadalësojnë proceset, mes të cilave edhe procesin oksidues, në bazë të shumë sëmundjeve si arterioskleroza dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.