Këshilla Shëndetësore

Anemia rrallë shfaqet tek njerëzit që ushqehen shëndetshëm, prandaj ata të cilët në mënynë e tyre nuk kanë ushqim të pasur, janë anemik.

Ushqimet që ndihmojnë anemiket janë ato që kanë pasuri të hekurit.

Në ushqimin e përditshëm duhen përdorur mëlçitë, mishi i kuq, peshku, të verdhat e vezës, pemët e thara dhe prodhimet e sojës.

Poashtu rekomandohet përdorimi i qepës së kuqe dhe të bardhë, bizeleve, pemëve nga familja e arrave, fara, perime të gjelbërta si dhe majdanoz dhe hithra.

Ushqimet e pasura me vitaminën C përshpejtojnë absorbimin e hekurit dhe preferohet që të pihet një gotë lëng portokalli të shtrydhur ose të merret nga një tabletë e vitaminës C.

Bakri ndihmon absorbimin e hekurit ndërsa artikuj të pasur me këtë mineral janë djathi, frutat e detit, mushkëritë, drithërat integrale, perimet me ngjyr të gjelbërt të errët, kajsitë, qërshitë dhe fiku i tharë.

Çaji, kafeja, kakao dhe vera e pengojnë shfrytëzimin e hekurit nga ushqimi.

Nëse përdorimi i hekurit përmes ushqimit nuk mjafton, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.