Psikologjia

Në ditët e sotme shumë njerëz përdorin paisje të ndryshme të teknologjisë së re, për tu informuar shpejtë dhe mirë. Megjithatë, abuzimi me këto paisje dhe mbipërdorimi i tyre mund të shkaktojnë varësi dhe pasoja shëndetësore.

Një shembull i varësisë së internetit ishte edhe Michelle Gore, 21 vjeçe, nga Bedfordshire në Britani, Ajo u bashkua me organizatën bamirëse Fixers për të ngritur vetëdijen në lidhje me dëmin që varësia ndaj teknologjisë mund t’i bëjë shëndetit tuaj, pasi ajo u diagnostikua me sëmundjen e “Tietze”,  vitin e kaluar, raporton Telegraph.

Gore rrëfen se ajo vuante nga një varësi e rëndë ndaj teknologjisë e cila zhvillohet gradualisht pasi ajo filloi të kërkojë disa lloje të pajisjeve të tilla si tablete, telefona dhe laptopë si dhuratë për Krishtlindje, transmeton arbresh.info.

Pasioni i saj shumë shpejt përparoi dhe kuptoi se ishte aq e fiksuar saqë mund të kalonte 23 orë në ditë online, duke lundruar në internet dhe postimi i selfieve.
Michelle kuptoi se kishte nevojë për ndihmë ditën kur u zgjua e rrethuar nga kabllot të pajisjeve të ndryshme.

Pasi u konsultua me doktorin ajo u diagnostikua me sëmundjen e “Tietze”, e cila është shkaktuar nga kalimi i kohëve të gjata në telefon,dhe përkulja mbi laptop. Obsesioni i saj kishte vënë një tërheqje muskulore në kërcin e saj, duke shkaktuar çrregullim inflamator, i cili karakterizohet nga dhimbje gjoksi dhe ënjtje mes brinjëve të sipërme.

Dr Graham, psikiatër, arriti në përfundimin se opsioni i vetëm është për të mësuar si të krijojmë një marrëdhënie të shëndetshme me teknologjinë, e cila është thelbi i trajtimit që ai parashikon për pacientë.