Lindja dhe paslindja

Sipas një hulumtimi të realizuar nga magazina Biodemography dhe Social Biology, mosha e nënës mund të ketë ndikim shumë të madh ne zhvillimin intelektual të fëmijës.

Hulumtuesit erdhën në përfundim se nënat që lindin në të 30-tat kishin rezultate më të mira kognitive. Ndërsa, fëmijët e nënave 40 vjeqare në të shumtën e rasteve kanë rezultuar se vuajnë nga mbipesha.

Dr. Alice Goisis një pjesmarrëse në këtë hulumtim shoti se “arsyet se pse këta fëmijë janë më intelegjent janë se nënat që vendosin të lindin në moshën 30 vjeqare janë edhe më të edukuara, kanë më shumë të ardhura dhe gëzojnë një lidhje stabile dhe të shëndetshme”.

Në këtë hulumtim kishin marrë pjese 18 mijë fëmijë nga Britania e Madhe.