Dieta

Në vazhdim janë të listuara disa mënyra të shëndetshme se si mund të humbisni kilogramët e tepërt përmes disa pijeve të thjeshta nga shtëpia.

Jogurti i domateve 

Përzijeni një gotë lëng të domateve me një gotë kos pa yndyrë dhe shtoni gjysëm luge lëng limoni. Shtoni edhe xhenxhefil, piper dhe kripë për shije më të mirë. Përzieni për 30 sekonda dhe pijeni.

Qumësht çokollate

Merrni një gotë qumësht të skremuar dhe dy lugë çaji të ekstrakteve të çokollatës dhe përzijeni. Kakao e pranishme në qumësht përmban antioksidantë që do të ju ndihmon në shkrirjen e yndyrës.

Uji i ftohtë

Pini deri në nëntë gota ujë në ditë. Në këtë mënyrë ju mund të djegni deri në 250 kalori brenda dites. Gjithashtu pirja e ujit të ftohtë gjysëm ore para ngrënies do të bëjë që ju të ndiheni të plotë dhe të hani më pak.

Çaji

Çaji bimorë dhe çaji i luleshtrydheve janë pije të cilat kontribuojnë në humbjen e peshes. Çaji i luleshtrydheve rregullon qarkullimin e gjakut, ndersa çaji bimorë e mban në nivel normal kolesterolin ose e zvogëlon atë në rastet kur niveli i tij është i lartë.