Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtarët kanë treguar se portokalli është një frut i pasur me substanca që veprojnë si anti-kancer dhe ndihmon për të luftuar presionin e lartë të gjakut.
Këtu janë shtatë arsye pse duhet të pini lëng portokalli:
- Lëngu nga portokalli është i pasur me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
- Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij.
- Një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmbanë portokalli është hesperidina, shkruan keshilla.net. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ulin nivelin e kolesterolit në gjak.
- Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frutë veprojnë si antioksidues. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët nga portokalli parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe, kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.
- Portokalli ka veti antiinflamatore. Pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artrit, ngurtësi të muskujve dhe nyjave.
- Shkencëtarët thonë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të bëjë një ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës.
- Nëse jeni shtatzënë, do të ishte më se e dëshirueshme për të pirë rregullisht këtë lëng. Portokajtë janë një burim i acidit folik që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit.