Shtëpitë e duhanpirësve mund të ju sjellin kancerin
Kujdes kur blini shtëpi nga një duhanpirës…
Njerëzit të cilët dëshirojnë të blejnë një shtëpi nga një pronar duhanpirës, e rrisin rrezikun e prekjes nga knaceri.
Shkencëtarët kanë gjetur se kemikatet toksike të cilat gjenden në vendbanimin e një duhanpirësi mund të shkaktojnë kancerin tek duhanpirësit e dorës së tretë .
Hulumtimet thone se pronarët e rinjë mund ti absorbojnë këto substanca pothuajse nga cdo sipërfaqe që gjendet në shtëpinë e re.
Dr.Georg Matt, nje psikolog nga San Diego në State University në SHBA i cili ka studiuar duhanpirësit e dorës së tretë për 20 vite ka thënë : “Shtëpitë e duhanpirësve janë rezervuare të ndotësve të duhanit dhe këta ndotës jetojnë kryesisht brenda mureve nga gipsi dhe qilima.
Paralajmërimi më i fundit shëndetësorë erdhi pas një studimi që i është bërë duhanpirësve të dorës së tretë në mjedise të ndryshme.
Dr.Eunha Hoh, një shkencëtar nga fusha e kimisë ka thënë : “Të gjitha kimikatet që lirohen nga tymi i cigareve depozitohen fuqishëm mbi sipërfaqen e ambientit. Ndërkaq, nje numër shumë i madh i tyre janë toksike kancerogjene”.
Dr. Penelope Quintana, një shkencëtare e mjedisit shëndetësorë, tha se pastrimi i pluhrave të thjeshta dhe ngjyrosja e mureve nuk e heqin qafe rrezikun. Ajo shtoi se të gjithë shkencëtarët pjesmarrës kanë mbetur të befasuar me këmbëngulësinë e ndotësve të cilët ishin në gjendje të jetojnë me muaj të tërë brenda ambienteve të një ish duhanpirësi.