Migrena si shkaktohet dhe si mund ta kuroni
Migrena është një sëmundje neurologjike e cila përcillet me dhimbje të mëdha koke por edhe me simptoma të ndryshme të saj të cilat, në më të shumtën e rasteve, shkaktojnë destabilizim të shëndetit nga pak orë në disa ditë, ka raste që edhe më gjatë.
Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak dhe shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë por një numër shkaqesh është identifikuar të cilat ndryshojnë nga personi në person dhe në më të shumtën e rasteve, ndodh një kombimin faktorësh që çojnë në krizë ku mund të përfshihen faktorë ushqyes çokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumërat, djathrat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.
Faktorët hormonalë: periodat, hipertensioni apo menopauza.
Faktorët psikologjikë: presioni i lartë i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundëve.
Streset emocionale: zemërimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, çlirimi i tensioneve, çlirimi nga streset.
Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
Faktorët ambientalë: ndryshimi i klimës, lagështira, zhurmat, zërat e lartë, drita.
Si kurohet?
Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Shumë njerëz përdorin analgjezikët si aspirinën, paracetamolin apo ibuprofenin që në disa raste kombinohen me përbërës të tjerë si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikë gjithnjë nën kontrollin e mjekut.
Një tjetër medikament që qetëson dhimbjet e migrenës është ergotamina por që tani nuk përdoret më. Ilaçi i njohur si 5HT antagonist ndihmon në korrigjimin e balancimit të serotominës në tru, gjatë krizës.
Zbulimi i sëmundjes që në fazat fillestare të saj është i rëndësishëm, edhe pse krizat e migrenës janë të “ fshehura si dhimbje të shkaktuara nga çrregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilaçe që absorbojnë direkt në qarkullimin e gjakut.