E qeshura mund të jetë vdekjeprurëse
Disa studiues nga Universiteti i Oxford në Angli, kanë studiuar dobitë e të qeshurit. Hulumtimi zbuloi se e qeshura nuk është vetëm ilaç, por ajo mund të jetë edhe vdekjeprurëse.
E qeshura e tepërt mund të çojë në dëmtimin e zemrës, në astmë dhe mospërmbajtje.
Hulumtuesit kanë treguar se sulmet e të qeshurit mund të jenë të këqija për shëndetin, ndërsa ato mund të çojnë edhe në operacion.
Një grua e cila vuante nga takikardia kolaboi, vdiq gjatë një sulmi të të qeshurit intensiv, dhe më pas u vërtetua që kjo ndodhi për shkak se gjatë një qeshjeje të fortë erdhi deri tek pëlcitja e indit të zemrës.
Gjithashtu, hulumtuesit konkluduan se thithja e shpejtë e ajrit gjatë të qeshurave intensive shpesh mund të shkaktojë inhalimin e trupave të huaj dhe kështu mund të shkaktojë sulme të astmës.
Për kjo nuk është e tëra, e qeshura ka edhe përparësitë e saj, ajo redukton ngurtësimin e mureve të enëve të gjakut dhe zvogëlon tensionin dhe stresin, ndërsa është dëshmuar se redukton edhe rrezikun e sulmit në zemër.
Tek pacientët nga diabeti qeshja mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, por mund ta rrisë edhe fertilitetin: një studim tregoi se 36 për qind e grave që janë përpjekur të mbesin shtatzënë me ndonjë metodë të riprodhimit të asistuar dhe të cilat pas procedurës IVF dhe transferimit të embrionit u argëtuan nga palaçot, ia dolën të mbetnin shtatzënë, ndërsa në grupin e kontrollit mbesin shtatzëna vetëm 20 për qind.