Ushqehu shëndetshem

Ushqimet e ëmbla, yndyrërat dhe shijet e kripura janë ato që truri ynë instinktivisht i kërkon. Ndërsa, kombinimi i shijeve të patateve të skuqura me mëlmesa të tjera na bën ti dëshirojmë ato edhe më shumë.

Patatet e skuqura janë të preferuarat e të gjithëve, ani pse mjekët  përherë kanë tërhequr vërejtjen kundër konsumimit të tepër të tyre. E në mbështetje të këtyre të fundit ka dalur edhe nje studim i ri i cili ka bërë krahasimin e patateve të skuqura me drogën.

Nga ky studim ka dalur se rreth një e treta e fëmijëve hanë patate të skuqura çdo ditë. Ndërkaq efekti negativ i tyre qëndron në faktin se konsumimi i një qese me patate të skuqura në ditë është e njejtë sikurse të pini pesë lirta vaj gatimi çdo vit.

Por çdo e keqe ka edhe një gjë të mirë, pasi ju mund të përdorni patate të skuqura me vajra bimore, siç është vaji i lulediellit apo misrit, por gjithmon pa e tepruar.