Këshilla për bebet

Prindërit e rinj kanë shumë pyetje për të bërë rreth të porsalindurit të tyre. Andaj përgatituni të bisedoni me mjekun tuaj.

Ardhja e një foshnje në shtëpi është një përvojë ngazëlluese, por edhe tronditëse. Pavarësisht se sa mirë jeni të përgatitur, ju do të keni edhe shumë pyetje rreth të porsalindurit, për të cilat do të kërkoni përgjigje.

Është mirë të keni ide për sfidat që do të vijnë dhe si të përballeni me to. Para lindjes së bebes tuaj, ose para se ju të dilni nga spitali, shikoni këtë listë me pyetje për mirëqenien e të porsalindurit dhe bëjani ato pediatrit tuaj.

1. Si mund ta mbroj foshnjën nga sindromi i menjëhershëm i vdekjes së fëmijës?

Ekspertët e kujdesit të fëmijëve thonë se mënyra më e mirë për të mbrojtur foshnjën tuaj nga sindroma e vdekjes së menjëhershme është që gjithmonë ta vendosni atë të flejë në shpinë. Shkalla e vdekjes nga kjo sindromë ka rënë dukshëm në SHBA që kur Akademia Amerikane e Pediatërve lansoi kampanjën “Fjetje në shpinë”.

Amerikanët po ashtu këshillojnë:

  •  Të mbani shtrojat e buta, lodrat, jastëkët dhe mbështjellëset e krevatit jashtë zonës së    fjetjes së fëmijëve
  •  Flini në të njëjtën dhomë me foshnjën tuaj, por jo në të njëjtin krevat.
  •  T’i jepni gji foshnjës tuaj.
  •  Shmangni pajisjet të cilat shiten për të ulur rrezikun nga sindroma e vdekjes së hershme të  fëmijëve, si pozicionuesit e gjumit.
  •  Vishni fëmijën tuaj në një mënyrë përmes të cilës nuk nxehet së tepërmi.
  •  Imunizoni dhe kontrollojeni foshnjën tuaj në përputhjet me këshillat e mjekut.

Pyetni mjekun edhe për hapa të tjerë për të ulur rrezikun e foshnjës tuaj

2. A do të lidhemi unë dhe foshnja ime menjëherë, dhe çfarë duhet të bëj nëse jo?

Shumë prindër shqetësohen nëse nuk janë të pushtuar nga admirimi në pamje të parë për foshnjën e tyre të porsalindur. Përpiquni të jeni të durueshëm kur është fjala për lidhjen. Këto ditë të hershme nuk janë të lehta – as për ju as për foshnjën tuaj – dhe do të keni nevojë për kohë për të njohur njëri-tjetrin. Bisedoni me mjekun tuaj rreth asaj se çfarë duhet të pritni.

3. Kur duhet ta bëjë kontrollin e parë foshnja ime pasi ne të largohemi nga spitali? Çfarë do të ndodhë në kontrollin e parë?

Shumica e mjekëve caktojnë kontrollin e parë pas dy javësh, veçanërisht për foshnjën e parë. Pyetni mjekun edhe për vaksinat dhe testet e hershme të cilat duhet t’i bëjë i porsalinduri. Të gjitha foshnjat duhet të kontrollohen dhe të fillojnë imunizimin deri në muajin e dytë të jetës.

4. Si duhet të kujdesem për kërthizën e foshnjës time?

Mjeku juaj mund t’ju japë juve udhëzime të detajizuara si të kujdeseni për kërthizën dhe zonën e prerjes së të porsalindurit tuaj. Mjeku mund po ashtu t’ju këshillojë të keni kujdes nga infeksionet.

5. Sa shumë do të flejë foshnja ime dhe si mund t’i tregoj nëse fle shumë?

Foshnjat e porsalindura flenë shumë gjatë ditëve të para të lindjes. Mjeku juaj do të jetë në gjendje t’u tregojë juve se çfarë është normale dhe nëse ju duhet ta zgjoni foshnjën tuaj për ta ushqyer.

6. Sa shpesh duhet të ushqehet foshnja, dhe si duhet t’ia bëj nëse ka ndonjë problem gjatë ushqyerjes?

Edhe nëse i jepni gji ose nëse e ushqeni foshnjën me shishe, ju duhet të bëni pyetje rreth kësaj. Konsultohuni me mjekun ose stafin e spitalit për produktet tjera ushqyese, nëse ju nuk jeni në gjendje t’i jepni gji për çfarëdo arsye. Qumështi i gjirit është ‘ushqimi i përkryer’ për bebet e porsalindura për së paku katër muajt e parë të jetës. Shumë mjekë këshillojnë që gjidhënia të vazhdojë gjatë gjithë vitit të parë, dhe më pas për aq kohë sa nëna dhe foshnja kanë dëshirë. Dhënia gji ka disa dobi të veçanta, si mbrojtja nga infeksionet përmes përcjelljes së antitrupave të nënës, të cilat asnjë formulë e qumështit nuk i ka.

7. Sa shpesh duhet të shkojë në banjë i porsalinduri dhe si do ta di nëse ka probleme?

Eliminimi është në listën e pak gjërave që i porsalinduri bën vazhdimisht, së bashku me gjumin dhe ushqimin. Mjeku juaj mund t’ju tregojë se çfarë duhet të keni kujdes në këtë aspekt.

8. Kur dhe sa shpesh duhet ta pastroj të porsalindurin?

Pyetni mjekun tuaj se kur duhet ta pastroni beben për të parën herë dhe për higjienën bazike të fëmijës. Mos e teproni: të porsalindurit nuk kanë shumë mundësi të flliqen, dhe larja e tepruar mund ta irritojë lëkurën delikate.

9. Si mund t’i tregoj mjekut nëse foshnja ka verdhëz? A ka edhe sëmundje tjera të të porsalindurit për të cilat duhet të kem kujdes?

Shumë foshnja të porsalindura kanë një verdhëz të lehtë pasi mëlçia e tyre nuk është krejtësisht e zhvilluar. Pyetni mjekun tuaj për verdhëzën dhe sëmundjet tjera të të porsalindurit.

10. Kur duhet ta kontaktoni mjekun?

Kuptoni se cilat simptoma ose në cilat reagime të foshnjës ju duhet ta kontaktoni ose të bëni vizitë te mjeku