Ushqehu shëndetshem

Shumë njerëz zgjedhin që të shpenzojnë qindra dollarë në paisje kozmetike vetëm e vetëm që të ruajnë pamjen e tyre rinore. Sidoqoftë, një mënyrë më e thjeshte dhe më e lirë për ta bërë këtë është duke bërë me kujdes në zgjedhjen dhe mënyren e ushqimit.
Më poshtë janë të listuara disa ushqime të cilat kanë fuqi që të ngadalësojnë plakjen.

Peshku

Ushqimi i parë në listë që ngadalëson plakjen është peshku. Është shumë i mirë për sistemin kardiovaskular, rregullon pulsin dhe parandalon rritjen e kolesterolit.Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është mbrojtës i shkëlqyeshëm i shëndetit dhe dukjes së ripërtërirë. Është i pasur me yndyra të ngopura dhe ndikon si parandalues në lajmërimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Çokolata

Substanca e saj kryesore është kakaoja, që përmban shumë materie shëruese që mbrojnë shëndetin e enëve të gjakut. Po ashtu, nëse merret në sasi të kufizuar, ndikon si masë parandaluese kundër diabetit, tipi 2.

Jogurti

Jogurti mund ta ngadalësojë plakjen, sepse është i pasur me kalcium, i cili parandalon dhimbjen e eshtrave. Çokollata përmban edhe bakteret e mira të cilat forcojnë sistemin imun.

Boronicat dhe frutat me lëvore të fortë

Boronicat dhe frutat me lëvore të fortë ndikojnë si masë parandaluese në shfaqjen e diabetit, humbjen e kujtesës dhe sëmundjet e zemrës.

Vera e kuqe

Listës gjithsesi ia shtojmë edhe verën e kuqe, e cila mirë ndikon në shëndetin në përgjithësi, por vetëm nëse e konsumoni në sasi të kufizuar.