Këshilla për bebet

Problemet e lëkurës janë shumë të shpejta te foshnjat, për shkak të lëkurës së tyre të ndjeshme.

Pasi në artikullin e kaluar prezantuam më detajisht ekzemën atopike të fëmijëve, që është problemi më i shpeshtë i lëkurës te foshnjat, në këtë artikull do të prezantojmë në mënyrë të sipërfaqësore fruthin dhe pezmatimin e lëkurës së kokës te bebet.

Fruthi dhe simptomat me të cilat ai shfaqet

Fruthi-morbili paraqitet si sëmundje serioze virale në fëmijëri. Ai transmetohet përmes sekrecioneve nga hunda dhe goja e të sëmurëve të hedhura në ajër.

Fëmija mund të infektohet me këtë sëmundje duke qenë në kontakt me fëmijët tjerë që kanë pasur fruth.

Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Ato përfshijnë temperaturë të lartë, simptoma që i ngjajnë ftohjes, konjunktivit (inflamacion i syve) dhe shpërthim i kuq i imët në lëkurë në formë të pikave që fillon nga fytyra dhe qafa, dhe përhapet gradualisht teposhtë duke e mbuluar tërë trupin.

Komplikime të mundshme përfshijnë infeksione të veshit, pneumoni dhe inflamacion i rrallë i trurit. Fruthi mund të parandalohet me vaksinë. Nëse dyshoni që fëmija juaj ka fruth, mbajeni në shtëpi dhe kontaktoni me mjekun.

Pezmatimi i lëkurës së kokës te bebet

Pezmatimi i lëkurës në kokë është sëmundje e zakonshme pezmatuese e lëkurës, që më së shumti prek kokën, por dhe pjesët e tjera të trupit të foshnjës.

Ndryshe nga ekzema fëmijërore (atopike), pezmatimi i lëkurës në kokë nuk shkakton të kruara. Te shumica e foshnjave të sapolindura, kjo gjendje qetësohet deri në moshën dymujore. Kjo ndryshon prej ekzemës fëmijërore, që ka tendencë të zhvillimit te foshnjat pas moshës dymujore dhe të vazhdojë më vonë.

Një formë shumë e zakonshme dhe e butë e infektimit të lëkurës në kokë të foshnjave quhet “kapelë djepi” (luspat). Në foshnjëri, koka është pjesa më e zakonshme që infektohet me luspa të dendura të cilat janë dukshëm të yndyrshme, me ngjyrë të verdhë në të bardhë, të ngjitura në flokë ose lëkurë të kokës.