Studime dhe Hulumtime

Gjumi më të mirë e bëjnë ata njerëz që flejnë në krahun e djathtë, ndërsa ata njerëz që gjumin e bëjnë në krahun e majtë dhe përmbys janë më të prirur për të pare ëndërra të pakëndshme.

A e keni gjetur veten ndonjëherë të mbuluar nga djersët pas ndonjë ëndërre? Sipas një studimi të realizuar së fundmi, aryseja mund të ketë qenë pozita juaj e zgjedhur për të bërë gjumin.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ata njerëz që e bëjnë gjumin e tyre në anën e djathtë përjetojnë gjumë më të mirë dhe janë më të prirë për të parë ëndërra të bukura. Ata njerëz që fjetjen e bëjnë në anën e majtë janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për të pare ëndërra të pakëndëshme. Ndërsa, ata të cilët gjumin e bëjnë përmbys kanë më shumë gjasa që të shohin ëndërra erotike.

Studimi është kryer nga nga hulumtuesi Calvin Kai-Ching Yu nga Universiteti Yan në Hong Kong dhe ishte publikuar në gazetën “Dreaming”.  Kai-Ching Yu deklaroi se truri i njeriut gjatë gjumit nuk është krejtësisht i shkëputur nga bota e jashtme dhe se studimi i tij vërteton me prova se eksperiencat që përjetohen gjatë ëndërrave dhe në veqanti përmbajtja e tyre lidhet ngushtë me pozitën e trupit gjatë gjumit dhe me mjediset të cilat janë vrojtuar nga ëndërrimtarët.

Gajtë hulumtimit, 40% e njerëzve të studiuar të cilët kanë fjetur në anën e majtë kanë përjetuar ëndërra të pakëndshme, krahasuar me vetëm 14.6% të atyre që kanë zgjedhur të flejnë në anën e djathtë./dailymail./