Studime dhe Hulumtime

 

Humbja e peshës është diçka që shumë njerëz e konsiderojnë një sfidë të pakalueshme.  Por, në bazë të disa publikimetve të bëra nga disa dietologë rezulton se humbja e mbipeshës mund të arrihet lehtësisht me anë disa ushqimeve të thjeshta të cilat e përshpejtojnë metabolizmin tuaj.

Duke e nxitur metabolizmin, ju mund të ndihmoni trupin tuaj për të djegur dhjamin edhe kur jeni duke fjetur.

Këto ushqime natyrore që janë prezentuar më poshtë, përveq të tjerave mund të gjendet lehtësisht në treg dhe kanë çmime të arsyeshme.

  1. Çaji jeshil
    Pini më shumë çaj jeshil .Ky çaj stimulon metabolizmin tuaj dhe ju ndihmon të djegni kalori. Provoni që ti pregaditni vetes një çaj të tillë tre herë në ditë. Studimet e fundit kanë treguar se ky çaj mund të ndikoj poashtu edhe në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.


  2.  Aditivë të shëndetshëm
    Përfshini në gatimin tuaj më shumë aditivë të shëndetshëm, të tillë si xhenxhefili dhe piperi i kuq. Sipas studimeve të kohëve të fundit, xhenxhefili është në gjendje të reduktojë jashtëzakonisht shumë peshën e njeriut nëpërmes nxitjes së metabolizmit dhe përmirësimit të sistemit tretës. Përveq këtyre dy produkteve, preferohet gjithashtu edhe sharfani i indisë, hudhra dhe piperi i zi.
  3. Konsumoni më shumë mjaltë dhe kanellë
    Mjalti organik ka një mori përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë edhe kontrollin e peshës. Mjalti ka një indeks më të shëndetshëm glycemik sesa sheqeri, prandaj nuk e rrit nivelin e sheqerit në trupin tonë. Ndërsa kanella stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit metabolizmin e glukozës. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të çojnë në rritjen e sasisë së yndyrës dhe kanella ndihmon për ta parandaluar këtë. Falë kanellës tek ju krijohet një ndjesi plotësie dhe ngopje./shendetisot.com