Këshilla Shëndetësore

Goditja në tru është shkaktari më i zakonshëm i vdekjes në Evropën Perëndimore.Çdo vit mijëra njerëz vdesin nga goditja. Kjo ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet. Kur ndodh goditja, qelizat e trurit në zonën e caktuar fillojnë të vdesin pasi mbeten pa oksigjen dhe lëndë ushqyese, për të cilat kanë nevojë për të funksionuar.

Simptomat përfshijnë:

Mpirje ose dobësi në fytyrë

Humbja e papritur e fuqisë apo ndjenja e tillë në gjymtyrë në njërën anë të trupit,

Probleme me të folur

Viktimat e goditjes në tru nganjëherë kanë vështirësi të kuptojnë njerëzit e tjerë

Marramendje

Humbje e ekuilibrit apo koordinimit

Dhimbje e rëndë e kokës.

20130805213555467

 

Nëse dyshoni se personi pranë jush është duke përjetuar një goditje pyesni nëse mund të buzëqeshë.Më pas pyesni nëse mund ti ngrit dy duart përpara dhe në mënyrë të barabartë.Përveç  kësaj pyesni nëse mund të thotë një fjali të thjeshtë dhe vëzhgoni nëse thotë diqka të paarsyeshme transmeton parrotlla.

Nëse konfirmoni të gjitha dyshimet menjëherë thireni urgjencën.Mos prisni që të kalojë shumë kohë sepse dëmi do të jetë më i madh.

Si ti shmangeni goditjes në tru?

Pirja e duhanit,presioni i ulët i gjakut ,diabeti,kolesteroli në gjak rrisin mundësinë e sulmit në tru,për të dy gjinitë,por femrat janë më të rrezikuara për shkak te ndryshimeve hormonale më shume se meshkujt sidomos gjatë muajve të shtatzanisë./parrotlla/