Këshilla Shëndetësore

Nëse e keni zakon që të shkoni të flini menjëherë pas dushit me kokë të lagur, lexoni disa nga arsyet se pse nuk duhet ta bëni më këtë veprim:

Ndihmojnë në përhapjen e baktereve: jastiku është vendi ideal ku mund të rriten një gamë e gjerë mibrobesh, bakteresh etj. Këto mikroorganizma ushqehen nga lëkura e vdekur e kokës dhe shumohen në kohë shumë të shpejtë.

Shkakton dhimbje koke: temperature e trupit ulet deri në temperaturën e dhomës, në fazat e para të gjumit. Kjo gjë mund të shkaktojë të ftohura dhe dhimbje të mëdha koke të nesërmen.

Dëmtojnë flokët: flokët e lagur janë më të brishtë se flokët e thatë. Nëse flini me flokë të lagur, ato mund të krijojnë maja të dyfishta dhe mund të këputen sepse fërkohen me jastikun.