Këshilla Shëndetësore

Vitet e fundit po zgjerohet edhe më shumë literatura sesi të dobësoheni. Këshilat në këtë drejtim janë të shumta, duke filluar që me ushtrimet në palestër dhe në fund dietat që mbahen në mënyrë të rregullt.

Dietat disa ditore ose më shumë, jo gjithmonë kanë dhënë rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër është dhe një kategori njerëzish, të cilët janë të dobët dhe kanë nevojë për të shtuar në peshë. Për këtë kanë menduar mjekët, ku përpos këshillave, ata kanë renditur edhe disa receta siq është edhe kjo recetë në vijim:

  • Ha tre vakte në ditë. Po, kjo do të thotë se duhet të zgjohesh në mëngjes çdo herë për të ngrënë mëngjesin, që nuk guxon të anashkalosh drekën dhe se darka duhet të përgatitet gjithashtu.
  • Ha tre meze të lehta çdo ditë. Në mënyrë që të shtoni peshë ju duhet që ta furnizoni trupin me ushqim rregullisht. Dhe mënyra më e lehtë është që të përgatitni një orar të ushqyerit që ka 3 vakte kryesore dhe 3 vakte meze e lehtë. Cakto vetës detyrë që të hash çdo 2 orë e gjysmë apo çdo 3 orë.
  • Mos pi pije pa kalori. Këtu përfshihet kokakola, kafeja dhe çaji. Po kërkon kalori apo jo? Gjej dhe ble qumësht pa yndyrë ose me 1 përqind yndyrë. Ju do të dëshironit kalori të shëndetshme e jo yndyrë për këtë zgjedh qumësht 1% dhe shmang atë me sasi të lartë yndyre. Pi lëng frutash 100 dhe ujë.
  • Zgjedh ushqime me shumë kalori. Kjo do të thotë patate, misër dhe fasule në vend të selinos dhe karotave. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hash selino dhe karrot por më rrallë. Dhe në vend se të pish lëng molle apo lëng portokalli gjej lëng bananeje dhe lëng boronice. Merre shprehi të lexosh etiketat e ushqimeve dhe kështu zgjedh ushqime që janë me sasi më të lartë të kalorive.
  • Zgjero vaktet e ushqimeve. Me këtë dua të them se secili vakt duhet të përfshijnë ndonjë
    ushqim si patate, oriz, pasta, bukë dhe drithëra, fruta dhe perime. Si dhe ushqime me proteina si pula, mishi kuq, peshk, gjalp kikiriku, bishtajore, vezë dhe djathë. Për të shtuar sasi të mjaftueshme të yndyrës por jo për të tepruar shto edhe nja dy apo tri lugë margarinë
  • Ushtro. Ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti ndihmon trupin tuaj që të shtoj muskuj dhe jo dhjam të padëshiruar. Një aktivitet fizik prej 30 minutave në ditë mjafton që të vej sistemin tuaj në lëvizje dhe gjithashtu nuk është i tepërt që të djeg shumë kalori. Nëse je më aktiv se kaq atëherë ju duhet të shtoni sasinë e kalorive.
  • Bëj gjumë të mjaftueshëm. Kjo është njëra nga mënyrat ndoshta me të lehta por që më së shumti anashkalohet. Fli së paku 8 orë në ditë. Trupit i duhen që të funksionoj në mënyrën e duhur.

Sa do të shtosh me anë të këtyre këshillave “si të shtoj peshë” varet nga njëri në tjetrin sepse secili reagon në mënyra të ndryshme dhe kështu varet se sa peshë do të shtoni. Por nëse hani mirë, ushtroni paksa mund të arrish të shtosh nga 5 deri 8 kilogram përbrenda 6 deri 8 javëve.