Gjuha dhe thonjët tregojnë shumë për shëndetin tuaj
Trupi ynë është një makinë e përkryer! Ne nuk jemi të vetëdijshëm sa mijëra procese kryhen njëkohësisht në të njëjtë kohë. Trupi di të na dërgojë mesazhe kur ka është fjala për ndonjë sëmundje që nuk është shfaqur ende plotësisht.
- Gungat nën lëkurë
Gunga të ngurta nën lëkurë mund të jetë shenja e parë e zhvillimit të artritit reumatoid . Këto gunga përbëhet nga një ind që mund të rriten në madhësinë e një arre dhe zakonisht ndodhen në afërsi të nyjeve, në veçanti të duarve dhe në bërryla.
- Njollat e bardha nën thonjë
Nëse bukuria e thonjve tuaj është përfshirë me njolla të bardhë që ngjajnë në akull, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e psoriazës – një sëmundje kronike e lëkurës. Këto simptoma të thonjëve ndodhin 80 ose 90 % e pacientëve me psoriazë, thonë studiuesit të cilët prezantuan gjetjet e tyre në revistën ” Dermatology Research and Practice”. Për më tepër këto simptoma që mund të shfaqen në thonjtë tuaj, më vonë mund t’i bëjnë edhe probleme lëkurës.
- Lemëza që nuk do të ndalet
Në qoftë se ju nuk mund t’a ndalni lemzën për 48 orë ose më shumë, është e mundur që të keni kancer të mushkërive apo ezofagut. Sistemi nervor qendror është përgjegjës për lemzën dhe disa lloje të kancerit apo problemet me sistemin e trurit mund të kenë ndikim.
- Ju jeni të ftohur?
Nëse ju jeni vazhdimisht të ndjeshëm ndaj të ftohtit ose shpesh ftoheni, pa marrë parasysh çfarë sezoni jeni, atëherë kontrolloni punën e gjëndrës tiroide. Një ndjenjë e të ftohurit mund të jetë shenjë e punës së reduktuar të gjëndrës tiroide, thonë studiuesit nga Southern Illinois University.
- Mall për kube akulli
Dëshira për akullit në pije është mjaft e kuptueshme gjatë ditëve të nxehta, por në qoftë këtë dëshirë të papërmbajtur për akull e keni në çdo kohë, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së hekurit në trup, sipas një studimi të publikuar në revistën “American Journal of Medicine”. Gjithashtu, ju mund të përjetoni çrregullime si dëshira për të ngrënë gjëra të pangrënshme.
- Lara mbi gjuhë
Në qoftë se në gjuhën tuaj shfaqen njolla të bardha që duken si format hartës së vendit atëherë është e mundur të vuani nga sëmundja celiak – një çrregullim autoimun me të cilin sulmohet trupi nëse konsumoni gluten. Nëse ju keni diarre, të vjella, të lodhura apo papritmas humbni peshë, mos injorojë këto simptoma paralajmërojnë ekspertët italian