Top 10 ushqimet më të shëndetshme në planet
Kompania infografike “Plyvine Catering” nga Birmingemi ka zbuluar se cilat janë top 10 ushqimet më të shëndetshme në planet. Këto ushqime janë të pasura me nivele të larta të vitaminave, mineraleve ushqyese dhe gjenden me çmime relativisht të lira.
Në vijim është lista e top 10 ushqimeve më të shëndetshme në planet.
- Limoni
Vetëm një limon i vetëm përmban vitaminë C sa i tërë konsumi juaj i perditshëm i vitamines C. Kjo vitaminë ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit HDL dhe në forcimin e kockave. Gjithashtu flavonoidet e gjetura ne limon, mund të luftojnë qelizat e kancerit dhe të veprojnë si një anti-inflamatorë. - Brokoli
Një kërcell mesatar i brokolit përmban më shumë se 100 për qind të kërkesave tuaja ditore të vitaminës K dhe pothuajse 200 për qind të dozës tuaj të rekomanduar ditore të vitaminës C. I njejti shërben gjithashtu në luftimin e shumë kancereve. - Çokollata e zezë
Vetëm një e katërta e një pakoje në ditë mund të reduktojë presionin e gjakut në suaza normale. Pluhuri i kakaos është i pasur me flavonoide dhe me anti-oksidantë të cilet ndikojnë në zvogelimin e kolesterolit të keq LDL dhe në rritjen e kolesterolit të mire HDL. - Patatja
Një patate e kuqe përmban deri në 66 mikrogramë që ndërtojnë qelizat folate – gati e njejta sasi gjendet edhe në një filxhan me spinaq ose brokol. Patatet e ëmbla luftojnë kanceret e ndryshme dhe rrisin vitaminen A. - Salmoni
Është një burim i madh i acideve yndyrore Omega-3 të cilat reduktojnë në masë të madhe rrezikun nga prekja e depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Konsumimi i salmonit ju mbron edhe ndaj sëmundjes së humbjes së kujteses “Alzheimer”. - Arra
Arrat përmbajnë acidet omega-3 yndyrore, të cilat ndihmonë në zvogëlimin e kolesterolit, në luftimin e kancerit dhe në përmirësimin e gjendjes shpirtërore. - Avokado
Konsumimi i akokadove ju mundeson zbirtjen e nivelit të kolesterolit deri në 22 për qind. Ato gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. - Hudhra
Hudhra lufton një numër të madh të sëmundjeve. Ajo e pengon rritjen e baktereve, zvogëlon kolesterolin dhe tensionin e lartë të gjakut. - Spinaqi
Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, dy antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar të rëndësishëm për shëndetin e syrit. Hulumtimet e fundit kanë gjetur gjithashtu se spinaqi lufton kancerin në mënyrë shumë të efektshme. - Fasulja
Konsumimi i fasules mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës deri në 22 për qind. Në të njejtën mënyrë ajo e zvogëlon edhe rrezikun e kancerit të gjirit./dailymail/.