Ky ilaç i ri po i zhdukë qelizat kancerogjene
Studiues amerikanë nga Universiteti në Uashington kanë krijuar përbërje nga një ilaç tradicional kinez e cila është 1200 herë më efektive në shkatërrimin e qelizave maligne sesa barnat që përdoren në kimioterapi. Në kombinim me hekurin, kjo bimë i sulmon vetë qelizat kancerogjene, ku dëshmohet që është mjet për luftën kundër kancerit.
Kimioterapia tradicionale lë pasoja dhe vret qeliza të shëndosha, arsye që nxiti hulumtuesit të punojnë më tepër mbi këtë zbulim të ri.
Përderisa kimioterapia vret 1 qelizë të shëndoshë çdo 5 qeliza të sëmura, kjo përbërje vret 12000 qeliza të sëmura për çdo 1 qelizë të shëndoshë.
Bari quhet pelin i ëmbël, ndërsa në mjekësinë tradicionale kineze është përdorur mbi 2 mileniume për më tepër sëmundje. Në kombinim me hekurin, përbërjet e këtij bari kanë efekt në luftën kundër kancerit.
Henri Laj, një ndër autorët e hulumtimit, thotë që “përbërja është si kali i Trojës në qasjen ndaj qelizave të infektuara”.