Helmimi
Çfarë është helmi?
Helm quhet çdo substancë që është e dëmshme për trupin tuaj. Ka lloje të ndryshme të helmit. Shumë substanca helmuese janë produkte që ju i mbani rreth shtëpisë. Edhe ilaçet që nuk janë marrë sipas udhëzimeve mund të jenë të dëmshme.
Disa nga mënyrat e helmimit mund të jenë me anë të frymëmarrjes, me anë të gëlltitjes dhe me anë të lëkurës.
Cilat janë simptomat e helmimit?
Efektet e helmimit varen nga lloji i substances helmuese dhe sasisë së ekspozimit. Gjithashtu mosha, pesha dhe gjendja shëndetësore luajnë rol të rëndësishëm në simptomat e helmimit.
Ne vijim janë disa simptoma të mundshme të helmimit:
- Vjellja
- Diarreja
- Skuqja rreth gojës
- Goja e thatë
- Ethet
- Vështirësitë në frymëmarrje
- Koncentrimi i dobët
Si mund të parandaloj helmimin?
Mënyra më e mirë për tu mbrojtur ndaj helmimit është duke i shmangur ekspozimet ndaj substancave të dëmshme.
Në vijim janë disa këshilla:
- Mbani të gjitha substanca e rrezikshme shtëpiake në kabinet të mbyllur. Potencialisht substanca të rrezikshme përfshijnë produktet mjekësore, produktet e pastrimit shtëpiakë dhe çdo gjë që përmban kimikate të dëmshme.
- Veshni rroba mbrojtëse (të tilla si doreza) kur përdorni pastrues dhe kimikate.
- Shmangni përdorimin e pesticideve , ngjyrës kimike dhe mos i përzieni ato.
- Mos pini ilaqe të vjetra ose me afat të skaduar.
- Mbani ilaçet në paketimet e tyre origjinale.
- Ndiqni udhëzimet me kujdes para konsumimit të produkteve.
- Kujdesuni që gasi në paisjet tuaja të jenë në nivelin e duhur.
- Mos e mbani te ndezur makinën në ambient të mbyllur (garazhë).
- Instalno një detektorë te monoksidit të karbonit në shtëpinë tuaj.
Çfarë të bëni në rast të helmimit
Në rast të helmimit ose helmimit të dyshuar, telefononi qendrën lokale menjëherë dhe siguroni ata me të dhënat e nevojshme. Përderisa të vijë ndihma ndiqni këshillat e mëposhtme:
- Rrini të qetë
- Mundohuni të largoheni nga lokacioni ku gjendet helmi.
- Thirreni emergjencen dhe jepni të dhënat tuaja (viktimes), duke përfshirë:
– moshen
– burimin e substances helmuese
– kohën e ekspozimit në helm
– adresen - Qëndroni në telefon dhe ndiqni me kujdes instruksionet nga operatori i emergjences. /familydoctor./